Foto/ Skandal në stadiumin kosovar, skuadra serbe dhunon futbollistët shqiptarë

Aktet e dhunës në futboll  nuk kanë të ndalur, sidomos kur përballë vihen lojtarë me origjinë shqiptare dhe serbe.

Rasti më i fundit është regjistruar në futbollin kosovar, ku protagonist negativ janë bërë drejtues dhe futbollist të skuadrës së Levosojës. Kjo e fundit ka në përbërje lojtarë me origjinë serbe dhe nga ky fakt kanë sulmuar fizikisht ekipin e KF Lugina, skuadër që në përbërje ka futbollistë  me origjinë shqiptare.

Denoncimi ka ardhur nga faqja zyrtare në “Facebook” e klubit të K.F Lugina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë. Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas .

“Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare .Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit.

“Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare.Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësis, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta.

“Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme. Klubi Lugina , do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi .”-thuhet në postimin e klubit kosovar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?