Fotot nudo të Icardit, reagon Spalletti: Nuk më intereson jeta e tij private!
Interi sfidon nesër Udinesen në një ndeshje aspak për t’u nënvlerësuar duke parë situatën e vështirë të friulanëve. Trajneri zikaltër, Luciano Spalletti pranoi rëndësinë e sfidës, por theksoi se që të 4 takimet e mbetura, janë 4 finale që duhen fituar, për të siguruar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.
“Jemi të përqendruar te sfida e nesërme, ku do të kërkojmë 3 pikët, ashtu siç kemi bërë në përballjet e fundit në Friuli ndaj Udineses. Megjithatë për të siguruar objektivin, duhet që të 4 ndeshjet e mbetura t’i marrim me radhë dhe t’i trajtojmë si finale”, tha tekniku zikaltër.
E ardhmja e Spallettit është ende në dyshim, ashtu si edhe ajo e ish kapitenit zikaltër, Mauro Icardi, por trajneri ka pranuar se nuk e ka problem punën me argjentinasin.
“E kam parë setin fotografik, por mund të them që nuk më intereson aspak jeta e tij private. Unë dua që kur të vijë në stërvitje, të jetë i veshur si interist. Nuk e kam problem të stërvit, as atë dhe as ndonjë tjetër”, tha Spalletti.

KOHA JONË SONDAZH

