“France Football” zbulon futbollistin më të mirë francez për vitin 2018
Kylian Mbappe është futbollisti më i mirë francez i vitit. Ky është verdikti i dhënë nga revista prestigjioze franceze “France Football” sipas së cilës sulmuesi i Paris Saint Germainit ka lënë pas atë të Atletico Madrid, Antoine Griezmann që në garën për “Topin e Artë” ishte përpara 20-vjeçarit.
Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja prestigjioze ‘L’Equipe’, Mbappe ka shënuar 34 gola në të gjitha kompeticionet, 25 nga të cilët me Paris Saint Germainin dhe 9 me kombëtaren e Francës.
Në 3 dhjetor ai fitoi çmimin si Lojtari i ri më i mirë i vitit, që këtë vit u akordua për herë të parë, edhe ky një çmim i dhënë nga “France Football”.
KOHA JONË SONDAZH

