Frankfurti përmbys Lazion në “Olimpico”, Rangers mundet dhe eliminohet (VIDEO)
Lazio e mbyll me humbje fazën e grupeve në Europa League. Frankfurti kryesues i ka shkaktuar një tjetër disfatë në “Olimpico” në shifrat 2-1. Correa kaloi në avantazh italianët në minutën e 56-të, por skuadra gjermane përmbysi rezultatin me Gacinovic dhe Haller. Strakosha nuk ishte i grumbulluar për këtë ndeshje, ndërkohë që talenti Alla e ndoqi ndeshjen nga stoli.
Në sfidat e tjera spikat humbja e Rangers ndaj Rapidit të Vienës 1-0, duke sjell dhe eliminimin e ekipit skocez. Grezda hyri në fushë si zëvendësues pa mundur të ndihmojë ekipin e tij. Chelsea ka barazuar ndeshjen e fundit duke prishur ecurinë me pesë fitore radhazi, gjithsesi skuadra e Sarri-t mbetet në krye të renditjes./Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

