Frankfurti “paqe” me Chelsea-n në aktin e parë, Sarrit s’i mjafton Pedro (VIDEO)

Frankfurti dhe Chelsea nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në aktin e parë të luajtur në Gjermani. Sfida nisi në mënyrën më të mirë për vendasit që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e 23-të me sulmuesin që ndiqet nga gjysma e Europës, Luka Jovic. Bomberi serb shënoi një gol të bukur me kokë pas një krosimi nga krahu i majtë.

Reagimi i Bluve të Londrës vjen në fundin e pjesës së parë, teksa pas një rrëmuje në zonën e kundërshtarëve, Pedro lëshon një të majtë të hidhur që shkon në fundi e rrjetës. Skuadra e Sarrit tentoi të shënonte edhe një gol tjetër, por tashmë duhet të fillojë të mendojë për sfidën e kthimit.

Skuadrës angleze do t’i mjaftojë edhe një barazim pa gola në duelin që do të luhet pas një jave në Londër. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?