FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Frankfurti shokon Bayernin, merr fitoren e parë në Bundesligë (VIDEO)

Pas 5 barazimesh rresht në kampionat, Eintracht Frankfurt mori fitoren e parë sezonale dhe e bëri këtë në fushën e Bayern Munich duke i shkaktuar humbjen e parë sezonale skuadrës së Julian Nagelsmann.

Frankfurt triumfoi 1-2 në Alianz Arena duke u rikthyer të fitojë në Munich pas plot 21 vitesh, teksa fitorja e fundit në Bundesliga në këtë stadium datonte në vitin 2000, me të njëjtat shifra 2-1.

Ishte Bayerni që zhbllokoi shifrat me Leon Goretzkan në minutën e 29-të, por Hinteregger në të 32-ën dhe Filip Kostic 7 minuta para fundit i dhanë suksesin skuadrës së Oliver Glasner që pak nga pak po rigjen formën më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj humbje, Bayerni vijon të mbetet në krye të renditjes me pikë të barabarta me Leverkusenin, dhe një më shumë se Dortmundi dhe Freiburgu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?