Frenon transferimi i De Ligt te Barcelona, Raiola “fut hundët”
Një martesë që dukej se do të festohej, por mund të dështojë në mënyrë të papritur. Barcelona dhe De Ligt në fakt duken gjithmonë e më larg, në momentin që dukej se d o të shoqëronte de Jong.
Sipas gazetës katalanse “Sport”, kampionët e Spanjës janë të një përgjigje nga mbrojtësi, i cili ende nuk ka dhënë asnjë sinjal. Problemi i madh është te agjenti i tij, Mino Raiola, i cili kërkon të përfitojë sa më shumë me klientin e tij.
Agjenti i njohur synon që De Ligt të futet një ankand, ku të përditësojë sa më shumë. Manchester United ndërkohë është gati për t’i ofruar 19-vjeçarit plotë 14 milionë euro në sezon, një shifër e frikshme për një futbollist të moshës së tij. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

