Frey: Rrezikova që të vdisja për shkak të një virusi, por ia dola

Të gjithë mund ta mbani mend Sebastien Frey, ish portieri i Interit i cili në karrierën e tij të gjatë ka luajtur edhe me klube të tjera të rëndësishme si Parma, Fiorentina, Genoa e Bursaspor.

Frey ka rreth 4 vite që i ka dhënë fund futbollit të luajtur por në kohët e fundit ai nuk ishte bërë i gjallë për fansat e tij as në rrjetet sociale dhe e gjitha kjo e ka një shpjegim. Me një mesazh në profilin e tij në Instgram Frey ka më bërë me dije se gjatë 3 javëve të fundit ka vuajtur nga një virus i cili mund t’i kishte marrë edhe jetën.

“Siç mund ta keni vënë re, unë kam munguar në rrjetet sociale për një farë kohe, por për një arsye më se të vlefshme që dua ta shpjegoj. Tre javë më parë u shtrova urgjentisht në spital. Kisha 40 temperaturën dhe nuk po më zbriste. Pas disa kontrolleve arritën të më gjenin një virus, që dalëngadalë më dobësoi dhe që mund të më largonte nga ju. Fati deshi që ta kaloja këtë provë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani kam nisur një sfidë të re, dua të vazhdoj përpara siç kam bërë gjithmonë dhe të punoj në mënyrë që ta mbaj përsëri në krahë vajzën time. Gjithmonë kam luajtur për të fituar dhe, me vendosmëri e forcë, do ta fitoj edhe këtë betejë. Ju përqafoj të gjithëve”, shkruajti ish-portieri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?