Frikë nga Coronavirusi, në Zvicër shtyhen të gjitha sfidat e fundjavës

Liga e Futbollit në Zvicrës ka njoftuar këtë të premte se janë shtyrë të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë në Super League dhe Challenge League, për shkak të frikës së përhapjes së Coronavirusit.

Edhe pse rastet e prekura nga ky virus vdekjeprurës në shtetin helvet janë me pikatore, është para e arsyeshme që të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive, ku do të kishte grumbullim tifozësh.

Ende nuk është vendosur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por mendohet që për të vijuar rregullisht me kalendarin ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?