Frikë te klubi torinez, trajneri përfundon në spital

Situatë aspak e qetë në shtëpinë e Torinos. Në prag të ndeshjes së të hënës ndaj Cagliarit klubi “Granada” ka marrë një lajm aspak të mirë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, më në krye “Calcionews24.com” trajneri i Torino,  Walter Mazzarri u dërgua në spital natën e kaluar pasi nuk ndihej mirë. Ish-tekniku i Napolit, Interit dhe Watford thuhet se është në spitalin Molinette në Torino.

Ai u nënshtrua vizitave mjekësore të cilat rezultuan pozitive. Ai mund të jetë mirë dhe në stol për ndeshjen kundër Cagliarit. Kjo është hera e dytë që gjendja shëndetësore e Mazzarrit përkeqësohet, pasi 6 vite më parë ai kishte probleme të lehtë në zemër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?