FSHF del me një reagim zyrtar në lidhje me të ardhmen e Panuccit
Christian Panucci vijon të mbetet në dyshim për të ardhmen e tij në krye të kombëtares sonë, teksa ende nuk është qartësuar pozicioni i tij pas dështimit në Ligën e Kombeve. FSHF ka dalë me një reagim zyrtar në faqen zyrtare, duke konfirmuar strategun italian.
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.
FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, ka shkruar FSHF në një reagim zyrtar.
KOHA JONË SONDAZH

