FSHF: Ja si mund t’i siguroni biletat për Izraelin

Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi në fazën zyrtare u bën me dije të gjithë sportdashësve se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e radhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri, e vlefshme për Nations League.

Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor, ora 20:45, në “Turner Stadium”, në qytetin Beer Sheva, në Izrael. Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor.

Një biletë në vendin ku do të akomodohen tifozët kuqezi kushton kushton 22 euro. Po ashtu për tifozët e Shqipërisë do të kenë mundësi të akomodohen edhe në tribuna numër 2, ku një biletë kushton 37 euro. Të interesuarit mund t’i sigurojnë biletat duke u paraqitur pranë zyrave të FSHF-së me kartë identiteti ose pasaportë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?