FSHF mban pezull Partizanin për festën e titullit kampion

Ende nuk është përcaktuar vendi ku do të kryhet festa e titullit kampion të Partizanit. Dy janë alternativat në Tiran ose në Gjirokastër. Gjithçka është në dorë të FSHF-së, që ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht se ku do të zhvillojë ceremoninë zyrtare të titullit kampion për këtë sezon. Ndeshja e fundit për këtë kampionat e të kuqve është më 29 maj në stadiumin e Gjirokastrës, teksa do të luajnë kundër Luftëtarit për javën e 36-të.

Klubi i kuq i ka bërë një shkresë zyrtare FSHF-së për të bashkërenduar punët, në mënyrë që organizimi të jetë perfekt dhe të kuqtë të përgatitin me detaje pjesën e tyre. Një opsion është që në rast se pas kësaj jave Luftëtari siguron matematikisht mbijetesën, atëherë t’i kërkohet klubit gjirokastrit që ndeshja e fundit të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?