FSHF nxjerr në shitje biletat për ndeshjen me Jordaninë, ja tabela e çmimeve

Federata Shqiptare e Futbollit ka shpërndarë informacionin në lidhje me biletat e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë. Takim ky që do të luhet më 10 tetor 2018, prej orës 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Faqja zyrtare e FSHF-së përmes një njoftimi shpërndau informacionin për shitjen e biletave dhe çmimin e tyre. “Ka nisur shitja e biletave fizike për ndeshjen miqësore, SHQIPËRI-JORDANI , e cila do të luhet në datën 10 Tetor 2018 në orën 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Federata Shqiptare e Futbollit ofron gjithashtu promocionin unik “Vishu Kuqezi”: Biletë + Bluzë “EURO 2016” duke filluar nga 3.800 lekë.

Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa ditësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së, në linkun përkatës “bileta.fshf.org”. Njihuni me pikat e shitjes dhe çmimet e biletave përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shitja e biletave do të bëhet në pikat e më poshtë shënuara:

Swiss Digital Mobile Reklama

Tiranë- Dyqani FSHF, rruga e Elbasanit/ Nga e hëna në të diel/ Ora 08:00-20:00.

Tiranë – Biletaria prane stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të diel/ Ora 12:00- 18:00.

Durrës- Biletaria pranë stadiumit Niko Dovana/ hapur prej date 5- 10 Tetor/ Ora 09:00-13:00.

Korçë- kancelaria përballë Kinema Millenium/Nga e hëna në të dielë/ Ora: 09:00-21:00″, – përfundon lajmërimi i  Federatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?