FSHF përcakton datën e fillimit të sezonit të ardhshëm

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar sot zyrtarisht datat e fillimit dhe mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik, për Kategorinë Superiore dhe atë të Parë. Kështu, pas propozimeve të ardhura nga sektori përkatës, u vendos që kampionati i ardhshëm i Superiores, edicioni 2018-2019 të nisë në datë 19 gusht dhe do të përfundojë në 25 maj 2019.

Faza e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më datë 26 janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019. Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?