FSHF reagon për situatën te Kombëtarja: Nuk ka asnjë rast pozitiv!
FSHF ka reaguar në lidhje me situatën në Kombëtaren shqiptare, teksa ka mohuar lajmin e rasteve pozitive nga tamponët e kryer ditën e djeshme. Në njoftimin e organizimit më të lart të futbollit evidentohet se tri lojtarë nuk do të udhëtojnë për në Bjellorusi.
Njoftimi i FSHF
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot paradite seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Bjellorusi.
Skuadra dhe i gjithë delegacioni kanë marrë po sot edhe përgjigjet e tamponëve të kryer një ditë më parë dhe të gjithë kane rezultuar negativë.
Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se nuk do të udhëtojnë me ekipin lojtarët Hysen Memolla, Ylber Ramadani dhe Ardian Ismajli.
Memolla e Ismajli kanë ardhur të dëmtuar në grumbullim dhe pas testeve mjekësore u konkludua se nuk munden të rikuperohen. Ndërsa Ramadani ka pësuar një dëmtim në stërvitje. Të tre këta lojtarë do të qëndrojnë në Shqipëri e do vazhdojnë terapi dhe stërvitje në mënyrë të diferencuar në mënyrë që të mund te rikuperohen për ndeshjen e dytë kundër Lituanisë.
KOHA JONË SONDAZH

