FSHF zbulon kalendarin e javës së 33-të, s’ka diferencim për derbin

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar oraret e ndeshjeve të javës së 33-të të Superiores. Nuk ka ndryshuar strategjia e të luajturit të të gjitha ndeshjeve në të njëjtën ditë dhe orë.

FSHF ka përcaktuar ditën e diel, nuk bën diferencim as derbi.  Superiorja do të zbresë në fushë me 4 sfida njëherësh prej orës 16:30. Kampionati nuk ka shumë për t’u diskutuar, pasi Partizanin e ndan vetëm ndeshja ndaj Tiranës për t’u konfirmuar si kampion.

Nga krahu tjetër, lufta më e fortë duket për Europën. Flamurtari, Teuta dhe Laçi luftojnë për vendin e tretë me Kukësin e Gjokës që ka më shumë qetësi në vendin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta për mbijetesë mbetet e ashpër. Tirana dhe Luftëtari janë kokë më kokë me 40 pikë, ndërsa Kastrioti ka vetëm 5 pikë më pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 33

E diel, më 12 maj 2019, ora 16:30

Partizani-Tirana

Skënderbeu-Teuta

Luftëtari-Kukësi

Kastrioti-Flamurtari

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?