FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fury bën premtimin e madh: Paratë e fituara ndaj Wilder do shkojnë për bamirësi

Dueli ndaj Deontay Wilder është një përballje prestigji për Tyson Fury, me ish-kampionin e botës që nuk interesohet aspak për shumat marramendëse që do përfitojë pas kësaj përballjeje.

Fury thotë se pa marrë parasysh rezultatin, ai nuk do të mbajë shumën e madhe të parave që do të fitojë për veten, fëmijët e tij, ose gruan e tij shtatzënë. Në vend të kësaj, ai thotë se do të ndërtojë shtëpi për të pastrehët dhe do t’i dhurojë të gjitha për të varfërit.

“Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpitë për të pastrehët. Unë nuk kam interes për shumën, pasi nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Unë jam një boksier jo një biznesmen dhe ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër. Fëmijët e mi duhet të bëjnë jetesën e tyre dhe të bëjnë rrugën e tyre në jetë. Nuk do të jetojnë nga emri dhe reputacioni sepse kjo është një rrugë e lehtë.”-deklaroi Fury për mediat britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fury sfidon këtë të shtunë Wilder për rripin e tij WBC në Los Anxhelos.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?