FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fury “kërcënon” Ronaldon: Ky qytet nuk na nxë të dyve

Pasi shkatërroi Wilder dhe mbrojti kurorën e kampionit të Botës për peshat e rënda në WBC, Tyson Fury ka njw wndwrr tw madhe. Ai dëshiron të luftojë në “Old Trafford”, stadiumin e Manchester United, skuadrës së tij të zemrës. Kampioni anglez bën një batutë edhe në lidhje me Cristiano Ronaldon.

“Jam vërtet shumë i lumtur që është kthyer në “Old Trafford”, por ky qytet nuk është i madh sa duhet për ne, të dy, mua dhe atë bashkë. Nëse do të jetoja në Manchester, do të ishte një problem, por në fakt jetoj një orë larg me autostradë, në Morecambe, kështu që ka mjaftueshëm hapësirë për dy të mëdhenj.

Kam edhe dy përballje në program, këtu, në Las Vegas, por do të më pëlqente që të çoja një duel për titullin botëror në Manchester. Ka qenë gjithmonë një ëndërr imja të luftoja në “Old Trafford”. Takimi i fundit ka qenë ai i Eubank kundër Benn, në vitin 1993, dhe ka qenë i jashtëzakonshëm”, deklaroi Tyson Fury.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?