FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbolli në zi, ndahet nga jeta mbrojtësi Juan Karlos Garsia

Futbolli në Honduras është në zi. Mbrojtësi 29-vjeçar Juan Karlos Garsia ka ndërruar jetë. Ai ishte diagnostifikuar në vitin 2015 me leucemi. 3 vjet ka zgjatur beteja e tij më e vështirë në jetën e tij.

Lajmi i dhimbshëm është dhënë sot nga klubi i Viganit në Angli, në të cilën ai është aktivizuar më parë. Para ndeshjes së radhës ndaj Peterborouh do të mbahet një minutë heshtje.

Garsia ka luajtur në krahun e majtë, por ai është përshtatur në disa role, teksa ka luajtur edhe në mesfushë. Në vitin 2013 karriera e tij njohur rritje pas transferimit te Vigani në Angli.  Ai është aktivizuar edhe në kombëtaren e Hondurasit, teksa në 39 ndeshje, ka gjetur njëherë rrugën e rrjetës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?