Futbolli në zi, vritet sulmuesi brazilian

Një tragjedi ka goditur futbollin brazilian, pasi është ndarë nga jeta ish-futbollisti Valdiram Kaetano de Morais, në moshën 36-vjeçare.

Në Brazil policia dyshon se lojtari është vrarë, por ende nuk janë zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.

Ish-sulmuesi ka luajtur në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe njëri prej tyre ka qenë Romario. Por futbolli nuk është se i solli një jetë të mirë, pasi u fut në rrugën e drogës dhe abuzimeve seksuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi u shpall më i mirë i Kupës së Brazilit në vitin 2006, ai filloi të mungojë në stërvitje dhe klubi shfuqizoi kontratën e tij në vitin 2007.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Globo.com”, bën me dije se trupi i tij u gjet ditën e shtunë dhe në morg nuk është paraqitur askush nga familjarët ta marrë. Valdiram prej kohësh po jetonte në rrugët e Rio de Zhaneiros dhe është parë të kërkojë ndihmë nga ish- shokët e tij të skuadrës, publikisht.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur vetëm me klube braziliane si Vasco De Gama, Belenes etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?