FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbollisti brazilian çmendet, godet me shkelm arbitrin dhe arrestohet nga policia (VIDEO)

Futbollisti brazilian William Ribeiro rrahu arbitrin, duke e goditur me shqelm në kokë dhe duke i rrezikuar jetën në një ndeshje të kategorisë së dytë braziliane mes Guaranit dhe Sao Paolos.

Arbitri u dërgua menjëherë në spital, ndonëse pa ndjenja, por pas disa orësh atje, është rikthyer në gjendje të qëndrueshme dhe nuk duket se ka pasoja të rënda.

William Ribeiro është arrestuar dhe tani do të akuzohet për tentativë vrasjeje, pasi e qëlloi arbitrin me shqelm në kokë, edhe kur e kishte shtrirë më parë, ndërsa klubi i tij, i prishi menjëherë kontratën dhe u distancua nga dhuna.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
MEU DEUS! Jogador SURTA, CHUTA A CABEÇA de árbitro e é PRESO pela POLÍCIA em jogo no RS!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?