Futbollisti i Kombëtares baba për herë të dytë, publikon fotot

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë futbollisti shqiptar duke postuar disa foto në profilin e tij në Instagram. Pas ndeshjes së djeshme Shqipëri-Jordani, Lila është nisur drejt Janinës ku ka ardhur në jetë vajza e tij.

Futbollisti ka publikuar dy foto në Instagram, në të parën shfaqet i biri Ayan pranë disa tullumbaceve rozë për të mirëpritur të motrën. Ndërsa në foton tjetër të publikuar më vonë, shfaqet e gjithë familja bashkë. “E gjithë bota jemi 4. Mirë se vjen në jetë Axa Lila. Faleminderit Zot”, ka shkruar Lila.

Lila dhe bashkëshortja e tij, Ornela, u bënë prindër për herë të parë në 2015-ën, me një djalë, Ayan, i cili tashmë gëzon statusin e vëllait të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

foto galeri

Swiss Digital Mobile Reklama

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?