Futbollisti i njohur humb jetën pak orë para kampionatit kombëtar
Ylli i NFL, Edwin Jackson ka humbur jetën pasi u godit nga një shofer i dehur në Shtetet e Bashkuara, pak orë para Super Boël, kampionati kombëtar i futbollit.
Jackson, 26 vjec, nuk po ndihej mirë dhe ishte me mikun e tij kur erdhi makina dhe i përplasi të dy. Policia e Shtetit Indiana tha në një deklaratë: “Menjëherë pasi u rrëzua në tokë dhe para se të merrnin 911, Trooper Ty Mays po i jepte makinës në një zonë ku vuri re se një automjet para tij po bënte lëvizje të paqëndrueshme.”
Mendohet se shoferi i makinës ka qenë i dehur dhe është larguar nga vendngjarja, ndërkohë që policia vijon hetimet.
“Me keqardhje ju njoftojmë ndarjen nga jeta të mikut tonë. Edwin Jackson na sillte gjithmonë buzëqeshje. Mendjen e kemi tek familja e tij në këtë moment të vështirë. Do na mungojë”, shkruan në një postim në Instagram “Indianapolis Colts”.

KOHA JONË SONDAZH

