Futbollisti i propozoi për martesë, Pamela Anderson i jep fund lidhjes me të

Aktorja Pamela Anderson ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj me kampionin e botës, francezin Adil Rami, sipas portalit “TMZ”. Mediat sigurojnë se ajo ndjeu se nuk mund të qëndronte më në mes të marrëdhënieve të futbollistit dhe dy bijve të tij binjakë, Zayn dhe Mad.

“TMZ” siguron që Anderson e ka marrë këtë vendim drastik edhe për shkak se Adil Rami i kërkoi asaj të martoheshin. Tani për tani, asnjëra palë nuk ka folur për këtë, por faqja e portalit “Page Six” ka mbledhur deklaratat e një personi të afërt me aktoren.

“Është tipike që Pamela të sakrifikojë veten për dashuri. Ajo e bën këtë tërheqje për lumturinë e Rami dhe të fëmijëve të tij. Ata kanë nevojë për më shumë se sa ajo”, thotë burimi i portalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?