FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futbollisti më i mirë i vitit: Ronaldo sfidon Modric dhe Salah

Sot nuk do të hidhet vetëm shorti për sezonin e ri në Champions League, por do të jepen vlerësimet edhe për sezonin e fundit nga UEFA. Cristiano Ronaldo dy ditë më parë u vlerësua për golin më të mirë me roveshatë të shënuar nga Juventusit, por ai është në garë edhe për dy çmime të tjera. Portugezi synon që të fitojë trofeun “Futbollisti i Vitit për Sezonin 2017-18”, teksa do të sfidojë ish-shokun e ekipit Luka Modric dhe yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, finalist i sezonit të fundit. Jashtë podit ndërkohë ka mbetur Messi, i cili zë vetëm vendin e tretë.

Alisson, Gigi Buffon dhe Keylor Navas konkurrojnë për çmimin e portierit më të mirë. Mes mbrojtësve sfida është e gjitha në shtëpinë e Realit: Marcelo, Sergio Ramos dhe Varane.

Kroos, De Bruyne duken larg për të mundu Modric në mesfushë. Në sulm ndërkohë gara do të jetë mes Cristiano Ronaldos, Salah dhe Messit, teksa në avantazh të dukshëm është portugezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?