Futbollisti në Argjentinë bën për spital gjyqtarin e ndeshjes

Rikthehen episodet e dhunës në futbollin argjentinas. Gjyqtari i finales së turneut të përvitshëm vjetor, mes Miter dhe Sportingut është goditur ashpër nga një lojtarë dhe ka përfunduar në spital. Dhunimi i arbitrit ka ndodhur në minutën e 48-të të pjesës së dytë kur ai i drejtoi kartonin e kuq një futbollisti të skuadrës së Sportingut.

Atij ju desh më pas që të qëndronte për rreth 50 minuta i shtrirë në tokë në momentin e parë pa ndjenja, deri sa të mbërrinte ambulanca për ta çuar në spital.

Për fat të mirë nuk ka patur dëme serioze, megjithatë i pyetur një ditë më pas ngjarjes ai ka treguar se kishte edhe pak kohë nga përfundimi i ndeshjes, ai u rrëzua dhe nuk mban më mend asgjë. Futbollisti ka qëndruar për disa orë në paraburgim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?