Futbollisti shqiptar shënon super gol në Championship

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Besart Celina ka shënuar një gol spektakolar në Championship. Talenti i njohur ka gjetur rrugën e rrjetës pas një aksioni personal, që u konkretizua me një goditje të fortë nga distanca në minutën e 67. Ky gol i dhuroi Ipsuiçit 3 pikët e radhës.

21- vjecari është në pronësi të Mançester Sitit, por luan i huazuar te Ipsuiç nga fillimi i këtij sezoni. Lids në këtë ndeshje me një futbollist më pak që nga minuta e 37 pasi Eunan O Kane u ndëshkua me karton të kuq.

Te Lids aktivizohet ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban si dhe lojtari me origjinë shqiptare, Egzan Alioski.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?