FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Futsall/ Shqipëria e nis me një humbje me “poker” kundër Kroacisë

Aventura e Shqipërisë së Futsalit në eliminatoret e Europianit 2022 nisi me humbjen 4-1 në Varazhdin. Përballë Kroacisë, kuqezinjtë regjistruan paraqitjen e parë historike në këtë fazë të turneut, me një ndeshje të ndikuar nga mungesat për shkak të koronavirusit dhe dëmtimeve.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Erind Resuli kaloi e para në avantazh, me golin e Selmanajt pas vetëm tre minutave. Një aksion i shpejt me vetëm tre lëvizje, që i finalizua në mënyrën më të mirë, por kroatët, që janë një prej skuadrave pretendente të grupit, përmbysën rezultatin në harkun e 60 sekondave.

Marinović dhe Perišić shënuan vetëm pak çaste përpara pushimit ndërmjet pjesëve, me dy episode që zbehën shanset e kuqezinjve. Kroacia realizoi edhe dy herë të tjera, në minutat 31-të dhe35-të të lojës, duke siguruar 3 pikët e para në grupin kualifikues, ku ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përfaqësuesja shqiptare e futsal do të zbresë sërish në fushë më 31 janar, ku do të presë në shtëpi Ukrainën, që cilësohet si rivali më i fort dhe pretendent për të luajtur në fazën finale të Kampionatit Europian në Holandë. Një tjetër kundërshtar në grup dhe skuadër që cilësohet e të njëjtit nivel me Shqipërinë është edhe Danimarka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?