FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fyerjet raciste ndaj 3 yjeve të Anglisë, policia arreston 5 persona

Pesë persona janë arrestuar pasi futbollistët e Anglisë u abuzuan në mënyrë raciale në internet pas humbjes së finales së Euro 2020. Marcus Rashford, Bukayo Saka dhe Jadon Sancho ishin në shënjestrën e tyre pasi humbën penalltitë në finalen e “Wembley”-it.

Policia tha se “një lumë komentesh raciste që synonin disa nga lojtarët e zinj të ekipit” u shfaqën në platformat e mediave sociale. Arrestimi i fundit u bë nga Policia e Cheshire, që ka arrestuar një 42-vjeçar nga Runcorn nën dyshimin për shfaqjen e materialeve të shkruara kërcënuese, abuzive ose fyese që ka të ngjarë të nxisin urrejtjen racore.

Pas shoqërimit në polici, ai është liruar, por do të vijojë që të mbetet nën hetim për shkak të komentit racist që ka bërë në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?