FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gabimisht zbulohet fituesi i “Topit të Artë”, postimi fshihet pas disa minutash

“Transfermarkt” me një postim të fundit ka zbuluar fituesin e “Topit të Artë”.

Web i njohur gjerman, që mban dhe përllogarit statistikat kryesore të lojtarëve, trajnerëve dhe ekipeve të futbollit, ka “shpallur” Luka Modric si fituesin e “Topit të Artë”.

Pas disa minutash, gjithçka është fshirë nga “Transfermarkt” i cili njihet për seriozitetin dhe saktësinë në statistikat rreth botës së futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që “France Football” do të japë çmimin e më të miri më 3 dhjetor por tashmë emri pothuajse dihet pasi kroati shihet si favorit absolut ndaj rivalëve të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Modric gjithashtu fitoi edhe çmimin e “Lojtarit më të mirë” nga FIFA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?