FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gafa e rëndë e FSHF-së, Kosova është në… Serbi (FOTO)

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme për vitin 2019 e mbajtur dje në kryeqytet miratoi ndryshime të rëndësishme që kanë të bëjnë me statutin, Kodin e Disiplinës, atë të Etikës apo edhe për statusin e lojtarit. Jo vetëm kaq, por janë bërë përjashtime dhe shtime të anëtarëve, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe gafat.

Në këtë Asamble, të gjithë të pranishmëve u është dhënë një bllok agjende për vitin 2019 nga FSHF, ndërkohë që një hartë e të gjithë Evropës ishte stampuar në fillimin e bllokut.

Në këtë hartë, nuk ekziston shteti i Kosovës dhe territori i saj i është shtuar Serbisë. Një gafë e rëndë nga ana e drejtuesve të FSHF-së, të cilët nuk iu kanë dhënë rëndësi detajeve, duke printuar hartën e gabuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?