Garon nën petkun e kampionit të trefishtë, ja kur do ngjitet në pedanë Briken Calja
Kampioni i trefishtë i Europës, Briken Calja do të kërkojë të ruaj titujt në Gjeorgji, aty ku ka nisur prej dy ditësh Kampionati Europian i Peshëngritjes.
29 vjeçari nga Shturmeni do të ngjitet në pedanë për herë të parë ditën e nesërme. Lajmi është konfirmuar nga vetë ai në faqen personale në “Facebook”.
“Ju ftoj të gjithëve të më mbështesni nesër në orën 18:30 në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Gjeorgji. Mbështetja juaj më jep forcë dhe shtysë për ta çuar shtangën lart. Jam krenar që hyj në këtë garë me petkun e kampionit të trefishtë të Evropës dhe do të jap gjithçka nga vetja që të zhvilloj një garë dinjitoze dhe të bëj krenar ato zemra shqiptarësh të cilët e duan sportin dhe vendin e tyre. Një garë e fortë më pret nesër dhe shpresoj në një rezultat të mirë nga i cili do të të ishim të gjithë krenar.
Nesër nuk do të jem unë në atë pedanë, por do jenë miliona zemra shqiptarësh të gatshëm për të bërë Evropën të dridhet sërish.
Me besimin dhe mbështetjen tuaj do të hyj me kokën lart për një garë sa më dinjitoze.
Shihemi nesër në 18:30!“-shkruan Calja në rrjetin social “Facebook”.

KOHA JONË SONDAZH

