Gasperini: Juven e mundim më lehtë nëse luan Ronaldo
Atalanta do të provojë që të ndalojë Juventusin, teksa nesër në mesditë luan për javën e 18-të në Bergamo. Trajneri i bergamaskëve, Gasperini është shprehur se nëse Ronaldo luan do të jetë më e thjeshtë për të fituar.
“Diferenca mes Juventusit dhe ekipeve të tjera sa vjen e rritet, nga viti në vit. Vetëm Napoli mund të rivalizojë. Unë shpresoj që Ronaldo të luajë ndaj nesh, pasi edhe tifozët e duan. Madje për ne është më mirë nëse ai luan, pasi kështu e mundim edhe më kollaj. Si? Këtë do t’ua tregojmë në fushë.
kemi 3 mungesa të rëndësishme, por këto ndeshje të rëndësishme të stimulojnë edhe më shumë. Pavarësisht mungesave, kur luan ndaj Juventusit gjithnjë lojtarët janë gati të japin më të mirën. Unë shpresoj të fitojmë dhe të festojmë Krishtlindjen me një rezultat të mirë, duke kënaqur tifozët tanë”, deklaroi Gasperini.
KOHA JONË SONDAZH

