FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gattuso: Chievo rival i vështirë, synojmë një vend në zonën Champions

Gennaro Gattuso kërkon që skuadra e tij të vijë serinë e rezultateve pozitive nëkampionat, teksa dueli i radhës do ta vendosë përballë Chievos.

“Nesër kemi objektiv fitoren ndaj Chievo-s. Në letër duket një ndeshje e lehtë, por nuk do të jetë. Kundër kemi një ekip që nuk po kalon një moment shumë të mirë, por që nga ana taktike rreshtohet mirë dhe është mjaft e rrezikshme në goditjet standarde. Do të na duhet që të bëmë një ndeshje të madhe në nivelin taktik.

Ne duhet që të luajmë mirë çdo ndeshje dhe t’i marrim ato me radhë. Këtë herë të përqendrohemi te Chievo, pastaj te rivali i radhës. Sot objektiv kemi të bëjmë sa më shumë pikë e të arrijmë Champions-in. Kemi defekte e po punojmë t’i rregullojmë. Duhet kohë por nuk jemi larg ekipeve që janë përpara”, deklaroi trajneri i Milanit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?