FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gattuso fajëson një shqiptar pas humbjes me përmbysje ndaj Napolit

Milani dje në mbrëmje ishte në avantazhin e dy golave pas 50 minutash, por kuqezinjtë nuk mundën që të ruanin rezultatin, duke u përmbysur nga Napoli, që në fund fitoi 3-2. Duke folur pas ndeshjes për mediat italiane, Gattuso kritikoi ashpër lojtarët e tij, veçanërisht Musacchion (ka origjinë shqiptare).

“Napoli ka cilësi, por pas një gabimi individual tonin kemi fikur dritën dhe u dhamë hapësira kundërshtarëve. Na u fik drita që me gabimin e parë. Më vjen keq që u zhdukëm nga fusha pas 2-1. Gabimin e parë e bën Musacchio, nuk mund ta dhurojë atë top në atë mënyrë.

Pas golit të parë të Napolit skuadra jonë u zhduk nga fusha, gjë e cila nuk duhet të ndodhë më. Duhet të punojmë më shumë në aspektin psikologjik, që të kemi personalitet në fushë, që askush të mos na e marrë fitoren nga dora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për 55 minuta e kontrolluam më së miri ndeshjen, madje edhe duke vuajtur, por pasi pësuam golin e parë gabuam gjithçka në aspektin personal. Më vjen keq për këtë humbur, pasi edhe ne ndihmuam Napolin që ta fitojë ndeshjen me tolerimin që bëmë në fushë. Ndonjë gabim edhe pranohet, por jo të përmbysemi në atë mënyrë. Kjo humbje më djeg, pasi mund të merrnim një rezultat pozitiv dhe jo të ktheheshim në shtëpi me 0 pikë”, tha Gatusso.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?