Gattuso: Ishim naiv, ndoshta nuk jam i zoti të kuptoj disa gjëra

Rino Gattuso ka folur për “Sky Sport” pas barazimit në Tardini ndaj Parmës.

“Në pjesën e parë luajtëm me ritëm, nuk ishte një paraqitje shumë e mirë. Më pas provuam dhe patëm fat kur gjetëm golin e avantazhit, më pas ata barazuan me një goditje dënimi të bukur, por të shkaktuar nga naiviteti jonë.

Parma? Ky ekip ka karakteristika shumë specifike, ishim në dijeni për këto në disa momente ishin më të rrezikshëm se ne.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gabimet? Ndoshta nuk jam i zoti që t’i bëj njerëzit të kuptojnë këto gjëra të vogla. Ne prisnim diçka më shumë, e dinim shkallën e vështirësisë së kundërshtarit. Tek goli i dytë ishim të pafat, nuk ishte shumë i paqartë pozicioni jashtë loje, duhet të shohim përpara”, deklaroi Gattuso.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?