Gattuso: Me Juven pika e kthesës, do të bëjmë si ata ndaj Atleticos

Milani i tij po kalon një moment të vështirë pasi duhet të mbrojë vendin e katërt në renditje. Po flasim për Gennaro Gattuson, i cili kërkon një ndeshje të madhe nga lojtarët e tij në duelin ndaj Juventusit.

“Kjo ndeshje erdhi shumë shpejt dhe një rezultat pozitiv do të na jap më shumë në nivelin psikologjik, mund të jetë pika e kthesës. Nuk jemi në moment të mira, duhet të kuptojmë pse. Do flas për herë të fundit për Leonardon dhe Maldinin: në këtë moment nuk ekziston asgjë, ata flasin me mua si gjithë drejtuesit që flasin me trajnerët e tjerë. Objektivi ynë është ta kthejmë këtë skuadër në Champions, të tjerat janë muhabete kafenesh.

Juve ka një ekip të madh, janë të mësuar me presionin dhe nuk ka rëndësi që kanë Champions javën e ardhshme. Jo më kot dominojnë prej vitesh. Skuadra ime është nervoze, duket qartë, mund të jetë diçka pozitive, sepse tregon që lojtarët ndihen keq për rezultatet e fundit. Ka edhe 8 ndeshje deri në fund, Juve kundër Atleticos ishte shembulli për t’u ndjekur, sepse dukej i vdekur dhe në një ndeshje ndryshoi sezonin. Ashtu duhet të bëjmë edhe ne, kemi një rast ideal për kthesë, kundër një ekipi që e ka fituar tashmë titullin

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëmtimet? Kessié është stërvitur, Romagnoli ka rikuperuar pas një dite e gjysmë me ethe. Conti kthehet pas 10 ditësh, për Paquetà duhen 3-4 javë. Donnarumma do një javë kohë, Calhanoglu është mirë”, deklaroi Gattuso.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?