Gattuso “merr frymë”, rikuperon dy yje për Juventusin
Më në fund lajme të mira edhe për Milanin. Gattuso pasi humbi Pasqueta dhe Donnarumma për shkak dëmtimesh, do të ketë të gatshëm dy futbollistë të rëndësishëm për ndeshjen e madhe ndaj Juves.
Kessie, duket se ka kaluar problemin në gju dhe po rikuperohet me shpejtësi për të qenë gati për duelin e së shtunës. I njëjti diskutim edhe për Susson, i cili është stërvitur me grupin, pas shqetësimeve në këmbën e majtë.
Për Kessie do të jetë më i vështirë rikuperimi, pasi ka zhvilluar vetëm stërvitjen e parë me grupin, ndërkohë që spanjolli duket se e ka kaluar goditjen në këmbë dhe pritet që të zërë vendin e Paqueta-s. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

