Gattuso: Nuk kemi sulmues, Higuainin nuk do ta rrezikoj

Milani po përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat që do ta vendos përballë një ndër ekipeve më në formë, Sassuolos. Trajner Genaro Gattuso është shprehur se skuadra e tij ka probleme veçanërisht me dëmtimet.

“Jemi në vështirësi rezultatesh dhe mendoj se drejtuesit po interesohen dhe kjo është diçka e mirë. Skuadra ka luajtur mirë, por fitoret kanë munguar. Kështu që prezenca e klubit është thelbësore.

Nuk ka ndodhur asgjë më shumë se në javën e parë. Kur nis të llogaritësh një ndeshje pa Higuain-in të bën pak nervoz. E di që kemi humbur një lojtar të rëndësishëm. Nuk jam i acaruar me skuadrën dhe nuk kam bërë skena, por nuk dua të dëgjoj nga askush që të thotë se jemi të pafat. Kemi bërë gabime, por duhet të jemi më të zotët dhe më agresivë para portës. Mendoj se skuadra meriton më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç Higuain-it, edhe Borini nuk është mirë. Ka probleme në kavilie. Duhet që të vlerësohet dhe më pas të ndërhyjmë. Higuain u provua, por nuk është 100% dhe, pa arritur formën nuk mund të rrezikojmë. Edhe Cutrone ka probleme, por është për t’u admiruar ajo që po bën. Do që të jetë në fushë me të gjitha kostot”, deklaroi Gattuso.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?