Gattuso: Te Milani ndihem si president dhe si magazinier

Një jetë kuqezi për Gennaro Gattuson, fillimisht në fushë dhe më pas në pankinë. Tifoz që fëmijë, rritur në një familje që ka qenë e fiksuar pas Milanit, ai tashmë po kalon një jetë të re si trajner i kësaj skuadre.

I intervistuar nga faqja zyrtare e UEFA-s, Gattuso ka lëshuar një deklaratë të vërtetë dashurie për klubin e Milanit: “Duke pasur parasysh të gjitha vitet e kaluara këtu si lojtar, dhe tani si trajner, kjo është si një familje për mua. Jam milanez dhe i kam mbështetur gjithmonë këto ngjyra.

Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr për të qenë këtu. E kam përfaqësuar Milanin si futbollist dhe tani si trajner, çka përbën një ndjenjë të pabesueshme. Natyrisht, nuk është e lehtë, sepse këtu ke shumë përgjegjësi. Kur punoj për këtë klub, ndihem si president, kujdestar, magazinier dhe shumë më tepër”, deklaroi Gattuso.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?