FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gatusso: Ndaj Romës dua të shoh Milanin e pjesës së parë ndaj Napolit

Pas humbjes së parë në këtë sezon kundër Napolit, Gennaro Gattuso është shfaqur optimist në konferencën për shtyp para ndeshjes me Romën. Tekniku kuqezi u ndal fillimisht tek sfida ndaj skuadrës së Ancelottit, ku krahas problemeve, ekipi pati edhe anët pozitive.

“Duhet të nisemi nga 55 minutat me Napolin. Nuk janë të gjitha për t’u hedhur poshtë, kishim dhe ne shumë gjëra të mira në atë ndeshje. Por, gjithsesi, ekipi nuk duhet të hutohet, përqendrimi duhet të jetë maksimal gjatë gjithë ndeshjes.”

Numri një i stolit të kuqezinjve foli gjithashtu dhe për blerjet që ka bërë klubi, e se si janë përshtatur ata me skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Higuain është thelbësor për ne. Jam i lumtur nga paraqitja e tij në ndeshjen që shkoi, edhe pse nuk shënoi. Do të shohim nëse Caldara do të luajë të premten. Sa i përket Bakayokos, ai vjen nga një kampionat tjetër e zakonisht nuk është e thjesht për një futbollist të përshtatet menjëherë. Gjithsesi, ai është një lojtar me shumë cilësi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?