Gatusso sfidon profesorin: Ancelotti mjeshtër, vetëm me Higuain s’fitojmë asgjë

Trajneri i Milanit, Rino Gatusso është shfaqur i emocionuar në prag të debutimit në sezonin e ri që do ta vendosë përballë Napolit. Strategu i ri nuk harron që të vlerësojë ish-trajnerin e tij në kohën kur ka qenë futbollist të kuqezinjtë.
“Ancelotti për mua është më shumë se një trajner, ai është mjeshtri, por nesër ne do të shkojmë në Napoli për të marrë rezultatin. Shpresoj që të fitojmë, por ndaj tij do të jetë një duel shumë i vështirë. Napoli ka identitetin e vet, kaq shumë lojtarë që kanë luajtur së bashku për vite me rradhë, po përpiqet të ndryshojë, por Napoli i sotëm ende duket si i Sarri-t, nuk ka vënë njëqind për qind në të.
Mendoj se vetëm me Higuain ne nuk fitojmë asgjë, kemi nevojë për ekipin, ai është një futbollist me cilësi të mëdha, një nga dhjetë më të fortit në botë, por ne duhet të jemi një ekip. Ekipi duhet të vuajë dhe të bëjë një punë të mirë në të gjitha repartet. Dua të shoh një Milan me personalitet të madh, që mund të vazhdojë të bëjë atë që bëjmë me personalitet dhe guxim, nuk dua të shoh një ekip që shkon deri në vështirësinë e parë”, deklaroi Gatusso.
KOHA JONË SONDAZH

