FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gatuzo: Penalltia? Mjaft më me alibi, Lacio është më e rëndësishme

Polemikat post Juventus-Milan po vijnë prej ditësh tashmë, por ai që ka vendosur të driblojë dhe t’i vendosë kapak debateve është Rino Gatuzo.

Pas mbledhjes me arbitrat në Ligën e Serisë A, trajneri kuqezi nuk devijon nga ideja e tij. “Disa gabime më shumë i kemi pësuar, por qëndrojnë. Ne duhet të mendojmë për punën tonë. Prej disa kohësh jemi penalizuar, por kjo nuk duhet të shërbejë si alibi as për mua e as për lojtarët. Shohim përpara, me Lacion është ndeshje e rëndësishme”.

“Kundër Juventusit kemi luajtur mirë dhe ndonjë episod nuk shkoi ashtu siç duhet, por tani duhe të shohim Lacion nëse duam të shkojmë në Champions. Tani kjo ka rëndësi, nuk duhet ta humbasim këtë ndeshje kaq të vlefshme, është gati një finale. Për Kupën e Italisë do të mendojmë më pas, por dua të falënderoj tifozët sepse gjithë sezonin janë prezent dhe krah nesh dhe duam që stadiumin ta kemi një lojtar më shumë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?