FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazdis merr situatën nën kontroll, Leonardo dhe Gattuso drejt largimit

Drejtuesi i Milanit, Ivan Gazidis është gati të ndërhyjë për të bërë modifikimet e duhura për të përmirësuar aspektin organizativ dhe atë ekonomik. Hapi i parë i ish drejtuesit të Arsenalit është ndërprerja e bashkëpunimit me Leonardon, që pas përfundimit të sezonit do të duhet të japë dorëheqjen, ose do të shkarkohet.

Gazidis nuk beson te puna e brazilianit dhe do ta largojë, ndërsa kandidatët potencialë për ta zëvendësuar janë Igli Tare dhe drejtori sportiv i Lilles, Luis Campos. Pas Leonardos, radhën do ta ketë trajneri Gattuso, që duket se nuk e ka bindur aspak Gazidisin, ndërsa emri i zëvendësuesit lidhet ngushtë me kualifikimin apo jo në Champions.

Pa Champions League,  kuqezinjtë do të synojnë një profil më të ulët dhe emri më i lakuar në zyrat e klubit, është ai i trajnerit aktual të Sassuolos, De Zerbi. Megjithatë, nëse Milani do t’ia dalë të renditet në 4-shen e parë pas kësaj fundjave, atëherë Gazidis është i predispozuar të sjellë në pankinë një emër të rëndësishëm të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?