FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazeta “Der Spiegel” zbulon skandalin seksual, 34-vjeçarja akuzon Ronaldon

Një grua nga Shtetet e Bashkuara ka ngritur akuza serioze kundër Cristiano Ronaldos. Ylli portugez i futbollit, sipas Kathryn Mayorga, 34 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në Las Vegas në vitin 2009. Më vonë, Ronaldo pagoi 375.000 dollarë, në mënyrë që ajo të mos fliste për atë mbrëmje.

Avokati i saj, sipas gazetës gjermane “DER SPIEGEL”, ka vendosur që të bëjë një ankesë civile në Nevada.Mayorga ka folur publikisht për herë të parë rreth takimit të saj me Ronaldon nëntë vjet më parë duke treguar versionin e saj të asaj që ndodhi në suitën e hotelit të tij.

Ronaldo ndërkohë pretendon se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me miratimin e saj. Pretendimi i avokatit të Mayorga mbështetet pjesërisht në një dokument, i cili përfshin përshkrimin e Ronaldos për atë që ndodhi atë natë. Në atë dokument, lojtari i futbollit citohet të ketë thënë: “Ajo tha jo dhe ndaloi disa herë”. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?