FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetari italian: Hysaj 70 mln euro? Nëse ofrojnë aq, do ta shisja menjëherë!

CIES zbuloi dje listën e 100 futbollistëve më të vlefshëm në botë, teksa Elseid Hysaj është vlerësuar me shifrën e 70 milionë eurove. Gazetari i njohur i “Premium Sport”, Pierluixhi Pardo, ka dhënë një deklaratë për “Radio CRC”, duke analizuar vlerën e mbrojtësit të kombëtare sonë.

“Nëse për CIES vlen 70 milionë euro, dhe ka ndonjë të gatshëm për të paguar kaq para për shqiptarin, unë do ta shisja menjëherë. Hysaj më pëlqen shumë, por nëse flasim për shifra të frikshme: 70 milionë janë shumë”, ka thënë një ndër gazetarët më të njohur të medieve sportive në Itali.

Pardo ka analizuar dhe situatën në kampionatin italian, duke thënë se Interi dhe Roma janë jashtë betejës për titull, ndërkohë që Lacio sipas tij mund të jetë surpriza e madhe. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?