Gazetari spanjoll konfirmon lajmin e bujshëm: Guardiola shkon te Juvja, e konfirmova!

Francesc Aguilar, gazetari i të përditshmes katalanse “Mundo Deportivo” shton edhe më shumë zërat për të ardhmen e Pep Guardiolës. Sipas një postimi të tij në rrjetet sociale, strategu spanjoll do të transferohet te Juventusi gjatë kësaj vere.

“I njëjti person që më ka thënë që Guardiola kishte gjetur akordin me Manchester City-in (muaj më parë se të zyrtarizohej lajmi) më ka thënë se ai është tashmë pranë Juventusit. Me kalimin e kohës, besoj edhe më shumë, por në Torino nuk flitet për gjë tjetër”, ka shkruar Aguilar.

Zërat për kalimin e Guardiolës janë shtuar së fundmi, teksa dje sipas mediave italiane ka patur një takim mes tij dhe Paraticit, madje është arritur edhe një akord për kontratë 4-vjeçare. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?