“Gazzetta dello Sport” e vlerëson Hysajn si më të dobëtin në fushë ndaj Milanit

Elseid Hysaj zhvilloi një ndeshje të dobët në humbjen 0-4 ndaj Milanit mbrëmjen e djeshme në “San Siro”, në Kupën e Italisë.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka marrë notën më të ulët nga Gazzetta dello Sport. Së bashku me trajnerin Maurizio Sarri dhe mbrojtësit Luiz Felipe e Marusic ai ka marrë notën 4.

“Një mbrëmje për t’u harruar plotësisht. E mban Leaon në lojë në aksionin që zhbllokon rezultatin. Sulmuesi portugez i shpëton në dy rastet e golave të tjera dhe sa herë vendos të lëvizë”, shkruan gazeta italiane për mbrojtësin shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?