FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Gazzetta dello Sport”/ Ylli i Barcelonës i thotë “po” Juventusit

Ivan Rakitic sezonin e ardhshëm do ta shohim në Seria A, por jo me fanellën e Interit, që ka qenë skuadra që e ka kërkuar me më shumë ngulm në merkato. “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se kroati i ka thënë “Po” transferimit tek Juventus, rivalët e përbetuar të zikaltërve.

Sipas informacioneve të dala nga gazeta italiane, 32-vjeçari ka rënë dakord me ofertën e “Zonjës së Vjetër” dhe Barcelona po ashtu është e gatshme të mbyllë marrëveshjen, duke qenë se kanë nevojëp ër financa të reja dhe në të njëjtin rol kanë afruar Frenkie de Jong.

Shuma e grumbulluar nga shitja e tij mund të shërbejë për t’i investuar në transferimin e De Ligt, që është një nga dëshirat e Barcelonës në merkato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?